Kosovë: S’ka kuorum për votimin e rezolutës për Policinë

PDK: FIT PO SHQYRTON MUNDËSINË E LARGIMIT TË PËRKOHSHËM

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar në Kuvend se Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT po shqyrton mundësinë e largimit të përkohshëm.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu Kodra në seancën ku u diskutua për Rezolutën për Policinë, tha se kjo njësi e bojkoti mbrëmë edhe “Darkën e Lamës” të shtruar nga presidentja Osmani për shkak të pakënaqësive në raport me kërkesat që i kanë pasur.

E deputetet e mazhorancës për herë të dytë kanë munguar më seancën e thirrur nga opozita në përpjekje për të miratuar Rezolutën për përkrahje urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Javën e kaluar, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të mbajë  seancën e jashtëzakonshme ku do të votohej një rezolutë për forcimin e Policisë së Kosovës, kjo pasi që partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk qe e pranishme në sallë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share