Lëvizja Demokratike: Qeveritarët me rroga mbi 2000 euro, e për pensionistët pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçe

Nga Lëvizja Demokratike përmes një konference për media kanë akuzuar Qeveritarët për rrogat mbi 2.000 euro, ndërsa pensionistëve nuk u mjaftojnë as për ilaçe, përcjellë Klan M.

”Pensionistët protestojnë, por Qeveria sillet sikur nuk ndodh asgjë. Protestojnë, sepse është e pamundur që të mbijetojnë me pensionet minimale prej 13.000 denarë, të cilat nuk u mjaftojnë as për nevojat më elementare të tyre.

Nga 333.000 pensionistë, 94.000 (pra 1/3 e të gjithë pensionistëve) marrin pension në grupin e parë, ku përfshihen pensionistët deri në 13.000 denarë.

Qeveritarët rrogat e tyre i rritën për 78% duke arritur vlërën mbi 2000 euro, ndërsa pensionistët kanë pensione që nuk ju mjaftojnë as për ilaçet e tyre.

Qeveria po e nënçmon dhe po e bën barë të familjes një shtresë siç janë pensionistët që tërë jetën e tyre kanë punuar ndershëm!

Lëvizja Demokratike konsideron se kërkesa e tyre për rritje lineare prej 5000 denarë si dhe pensioni minimal prej 20.000 denarë është reale, aq më tepër kur dihet se shporta harxhuese e një familje katër anëtarëshe është pothuaj 50.000 denarë. Qeveria duhet të reflektojë dhe ta zgjidhë këtë problem akut të pensionistëve, të cilit meritojnë trajtim dinjitoz.

Nuk është as e ndershme e as e moralshme që të luash me ata që janë buzë ekzistencës, me ata të cilët për çdo ditë përballen me rritje të çmimeve. Në fakt, qeveritarët që moti nuk e ndjejnë realitetin, ndaj dhe institucioni i përgjegjësisë së tyre është rrënuar përfundimisht.

Në programin e Lëvizjes Demokratike kategoria e pensionistëve ka trajtim të veçantë dhe mundi i tyre shumë vjeçar do të jetë i vlerësuar në mënyrën më të mirë” – thuhet në kumtesën e LD-së. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share