“17 DITË GREVË, QEVERIA E PAINTERESUAR PËR PUNËTORËT E PROKURORIVE”
Rreth 300 punonjës të prokurorive publike përmes protestës kërkojnë rritjen e pagave prej 78% dhe kthimin e shtesave prej 35%. Ata paralajëmruan grevë edhe më rigoroze në qoftë se Qeveria nuk i merr parasysh kërkesat e tyre.
“Sot është dita e 17-të e grevës së prokurorive publike ndërkaq Qeveria dhe prokurori nuk shqetësohen fare. Nëse qeveria mendonte se me formimin e një grupi pune do t’i gënjejë grevistët dhe se greva do të ndërpritet ose do të pezullohet, kanë gabuar. Greva nuk do të ndalet, grevistët dita-ditës janë edhe më të bashkëuar dhe nëse grupi i punës prej pesë ministrash nuk ulet të negociojë sot, greva do të bëhet më rigoroze nga nesër” – tha Trpe Deanovski, kryetar i sindikatave.
“Revolta po bëhet gjithnjë e më e madhe dhe nga nesër e tutje do të intensifikojmë grevën. I bëj thirrje Qeverisë, nëse duan ta zgjidhin problemin me pagat, të ulen sa më shpejtë për pisedime. Nëse në një vend nuk ka prokurori që funksionon, ku hetimet vjetrërohen pasi që nuk punojmë, atëherë le të gjykojë populli” – tha Izabela Ilieva, protestuese.
Ndryshe deri më tani punorët e prokurorive kanë punuar vetëm për çështje urgjente. Para një muaji qeveria në një seancë mori vendim për krijimin e një grupi pune që do të punojë për zgjidhjen e kërkesave, ku marrin pjesë ministrat e drejtësisë, financave dhe administratës, por deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje. /KlanMacedonia/