VIZITA NË SUAZA TË KOMUKIMIT TË RREGULLT KE – RMV
Vizita e shefes së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e paralajmëruar për në fund të muajit është në kuadër të komunikimit të rregullt Komisioni Evropian – Maqedoni e Veriut, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke përgënjshtruar njoftimet e opozitës, sic tha, se ajo vjen për të kryer torturë. Sipas tij, pritet që të konfirmohet vizita dhe data e mbërritjes së presidentes së Komisionit Evropian.
“Një nga kryetërt e opozitës tha se pret që dikush t`I bëj torturë. E shihni se askujt si ndodh tortura, e as presionet. RMV-ja funksionon normalisht dhe normalisht zhvillohen proceset demokratike dhe mendoj se do të vazhdojmë në këtë mënyrë, por ne duhet t`i realizojmë obligimet tona që kanë të bëjnë me kornizën negociuese dhe të vazhdojmë me integrimet evropiane dhe deri më 2030 të bëhemi vend anëtar I BE-së” – tha Kovaçevski.
Kryeministri Kovaçevski gjatë së mërkurës paralajmëroi vizitën e Presidentes së KE-së, Ursula fon der Lajen në Shkup, duke shtuar se edhe Presidenti francez, Emanuel Makron, I cili ishte për vizitë në Shqipëri pas Samitit të Procesit të Berlinit, ka shprehur dëshirë ta vizitojë Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia/