SUGAREV: KA GJËRA QË NUK FUNSKIONOJNË MIRË NË SHËNDETËSI
Komisioni hetimor për çështjen e Onkologjisë vazhdoi me punë duke marrë në pyetje ish-drejtorët e Fondit Shëndetësor dhe atë të tanishëm. Do të marrin pjesë edhe dëshmitarë dhe ekspertë, si dhe do të shqyrtohen e aktet dhe dokumente. I pari foli Orhan Ramadani, ish drejtor i Fondit i cili drejtoi këtë institucion nga viti 2015 deri 2020.
“Kontrollet janë të rregullta në Fondin Shëndetësor. Sa i përket importit të ilaçeve në mënyrë paralele ajo është punë e MSH-së. Fondi nuk ka asgjë lidhshmëri me këtë. Fondi vetëm e bënë buxhetin për terapinë, në këtë rast buxhetin e Onkologjisë”, tha Orhan Ramadani, ish drejtor.
“Gjatë peridudhës kur isha unë drejtor në ato gjashtë muaj mund të them që gjatë gjithë kohës jam konsultuar me MSH-në por unë nuk jam personi i cili mund të jap notë se a ka kryer punën mirë Ministria e Shëndetësisë apo jo. Mund të them që disa gjëra funskiononojnë disa jo por nuk mund të them që sistem nuk kemi”, tha Mile Sugarev, ish drejtor.
“Nino Vasev nuk ka qenë vet por ka pasur mbështetës politik mbase shumë vite nuk ka prokuruar në mënyrë të duhur ilaçet të cilat kushtojnë shumë”, tha Antonio Milloshevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
“Unë shpresoj që të gjitha ilaçes mes tyre Trikafta dhe terapinë biologjike do të mund tua sigurojmë pacinetëve”, tha Nenad Kociq, deputet i LSDM-së.
Në seancën e djeshme të Komisionit janë dëgjuar ish-ministrii Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ministri aktual Fatmir Mexhiti. Paraprakisht në seancën para Komisionit hetimor ishin ministri i mëparshëm i Shëndetësisë, Bekim Sali, si dhe ai i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski./KlanMacedonia