Në fillim të shtatorit, Branko bëri një fluturim direkt nga Beogradi drejt Moskës.
Pasi kaluan ca ditë në kryeqytetin rus, Branko me tre serbë të tjerë, ishte dërguar në qendrën ushtarake rekrutuese në Krasnogorsk, qytetet në periferi të Moskës, ku grupi kishte nënshkruar kontratë me ushtrinë ruse.
“Gjithçka u bë shumë shpejt; një ditë u bëra ushtar i Rusisë… Tani jam duke pritur që të dërgohem në Ukrainë”, tha Branko në bisedë në Telegram, duke kërkuar anonimitet në mënyrë që të fliste lirshëm.
Branko, që nuk është emri i tij i vërtetë, ishte pjesë e përpjekjeve të fundit të Moskës për të rekrutuar serbë që do të luftonin për Rusinë në Ukrainë, ku Kremlini kërkon të plotësojë forcat e veta, që janë dobësuar për 18 muaj luftime.
Bazuar në dy llogaritë e dy serbëve luftëtarë që kanë udhëtuar drejt Rusisë, sikur edhe listat e rekrutëve që kanë rrjedhur, The Guardian ka gjetur që zyrtarë rusë kanë bërë plane për të rekrutuar qindra serbë për ta forcuar ushtrinë.
Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Rusia ka përpiluar një seri ligjesh për të joshur të huajt që t’u bashkohen radhëve të saj. Vladimir Putin në një takim të nivelit të sigurisë, pasi trupat e tij nisën pushtimin e Ukrainë, kishte thënë që Kremlini duhet t’i ndihmojë njerëzit nga jashtë të cilët kanë planifikuar për të luftuar në anën e Rusisë.
Ndjenjat pro Rusisë janë të mëdha në mesin e grupeve ultranacionaliste serbe, të cilat kanë organizuar një numër të konsiderushëm të tubimeve pro Moskës që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Derisa numri i serbëve të rekrutuar nuk duket të ketë qenë aq i mjaftueshëm për ta bërë dallimin në fushëbetejë, veprimet e Moskës rrezikojnë marrëdhënien e saj me Serbinë, një nga pak aleatët e saj në perëndim.
Drejtuesi i një skeme rekrutimi të serbëve, një plan që duket të jetë sajuar gjatë verës, ishte Davor Saviçiq, që kishte kaluar vite duke luftuar për Rusinë që prej sulmit të papritur ndaj Ukrainës më 2014.
Saviçiq ka qenë i lidhur edhe me grupin paramilitar të Wagner. Mediumi Fontanka kishte raportuar që ai paraprakisht ka luftuar në Siri me Wagnerin. Dy burime të afërta me grupin paramilitar kanë konfirmuar përfshirjen paraprake të tij.
Një tjetër serb që është parë krah tij është Deyan Beriq, i cili kishte thënë se numri më i madh i vullnetarve të huaj që janë rekrutuar në ushtrinë ruse, janë nga Serbia.