Vritet sulmuesi në Bruksel që vrau dy shtetas suedez

Borrel: Europa duhet të rrisë sigurinë pas sulmit

Forcat e sigurise kanë vrarë mëngjesin e së Martës, autorin e dyshuar të masakrës në Bruksel. Ai është një 45-vjeçar tunizian, emigrant i paligjshëm, i cili hapi zjarr ndaj disa tifozëve sudezë në prag të ndeshjes Belgjikë–Suedi. Si pasojë, mbetën të vrarë 2 persona dhe u plagos një tjetër.

Autori i sulmit terrorist në Bruksel është identifikuar dhe ka vdekur,” postoi ministrja e Brendshme Annelies Verlinden në platformën X.

Agresori i identifikuar me emrin Abdesalem Lassoued u pikas në një local nga forcat e policisë. Mediat shkruajnë se mes forcave të sigurisë dhe agresorit ka pasur një përleshje fizike. 45 vjecari u qëllua në gjoks dhe mësohet se humbi jetën disa orë pas mbërritjes në spital.

Akti krimin al ndodhi në qendër të Brukselit dhe autori dyshohet të ketë lidhje me ISIS. Deshmitarët kane deklaruar se ai para se të qëllonte ka bërtitur “Allah Akbarr”. I dyshuari në rrjete sociale kishte gjithashtu edhe një llogari të vetën me emrin Abdesalem L.

Siç shihet në video e publikuar në rrjetet sociale, autori ishte I veshur me një xhup fluoreshente. I armatosur ai zbret nga skuter dhe hyn në një ndërtesë.

Sipas mediave, shkak I sulmit ndaj dy tifozëve suedeze është fakti Suedia ka rritur sigurinë pas djegive të Kuranit. Këto akte zemëruan myslimanët dhe shkaktuan kërcënime nga xhihadistët.

Pas sulmit të së hënës, në bruksel është rritur niveli I sigurisë. Kudo ka prani të shtuar të policisë, veçanërisht në institucionet e rëndëishme dhe në sheshet kryesore. Autoritetet paralajmëruan banorët të jenë vigjilent dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme.

“Pyetja ime është se çfarë duhet bërë për të garantuar sigurinë tonë? Nuk ka të bëjë vetëm me të rinjtë, por të gjithë njerëzit. Kjo ringjall dhimbjen kujtimet, sidomos ajo që ndodhi në 2017. Kjo është pyetja, ku po shkon Belgjika?”

Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel ka deklaruar se sulmi në Bruksel tregon se qeveritë europiane duhet të rrisin vigjilencën.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist që ndodhi në Bruksel. Kjo vetëm tregon se evropianët, duhet të rrisin sigurinë tonë dhe mbrojtja duhet të jetë plan të parë.”

Për shkak të sulmit, u pezullua ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë. Në pushim, lojtarët suedezë nuk pranuan të dilnin në fushë dhe ky vendim u respektua nga zyrtarët e UEFA-s

Belgjika ka qenë objektiv i disa sulmeve gjatë viteve të fundit, më vdekjeprurësi ishte ai i vitit 2016, në aeroportin e Brukselit dhe metronë e qytetit, në të cilin u vranë 32 persona.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share