Macron foli shqip, Lorik Cana tregon prapaskenat

Ia mësoi tekstin e urimit në avion

“Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare. ”

Ai është ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili në një intervistë për gazetarin, Blendi Fevziu tregoi gjithashtu se ishte ftesa e Macron që ai të bëhej pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëronte dhe presidentin francez gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.

Lorik Cana: Presidenti Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, iu desh 2 ose 3 herë që ta përsëriste dhe kishte mësuar.

Cana zbuloi edhe një të përbashkët mes tij dhe Presidentit Macron.

Lorik Cana: Është një fans i çmendur i futbollit dhe kemi një pasion të përbashkët që është një fans i çmendur i Marseille.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron mori edhe një dhuratë të veçantë nga Lorik Cana, një fanelë të Marseille kur ai luante për këtë skuadër.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share