Vuçiq në krah të Putin në Kinë

Kina i jep Beogradit 4 miliardë Euro investime

Gjatë vizitës në Pekin presidenti Vuçiq arriti të marrë 4 miliardë Euro investime kryesisht për ndërtimin e infrastrukturës në Serbi, për gati 300 kilometra rrugë të reja.

Këto rrugë do të lidhin jo vetëm veriun e Serbisë, por edhe me Hungarinë dhe Rumaninë.

Punimet në autostradën e shpejtë do të fillojnë në muajin e ardhshëm.

Është nënshkruar edhe kontrata për ndërtimin e autostradës Beograd-Zrenjanin dhe Novi Sad 105 kilometra e gjatë.

Një tjetër kontratë e nënshkruar nga Vuçiç ka të bëjë me blerjen në vleren e 54 milionë Eurove të pesë trenave kinezë të shpejtësisë së lartë që do të lëvizin në linjën Beograd-Budapest.

Keto trena do të jenë në funksion në fillim të vitit 2025.

Telekom Serbija ka nënshkruar po ashtu kontratën për modernizimin e rrjetit të telefonisë fikse me kompaninë “Huaëei”, e kritikuar ashpër nga SHBA-të.

Ndërkaq krahas delegacionit serb në Kinë janë mbledhur udhëheqësit, përfaqësuesit dhe delegacionet nga më shumë se 140 vende, por në listën e të ftuarve ka të ngjarë të mungojnë liderët kryesorë nga fuqitë e mëdha perëndimore. Krahas Vuçiç në këtë takim është i pranishëm edhe presidenti rus Putin i cili ka rralluar vizitat jashtë vendit që nga agresioni ndaj Ukrainës pasi ndaj tij ka një urdhër arresti ndërkombtar.

Nisma një brez një rrugë duke vënë në levizje deri në një trilion dollarë investime ka nxitur ndërtimin e projekteve të infrastrukturës dhe zhvillimit në vendet më të varfra anembanë botës.

Këto projekte të Brezit dhe Rrugës kanë shkaktuar gjithashtu reagime ndaj akuzave për standarde të dobëta mjedisore dhe të punës dhe për lënien e disa vendeve me nivele të pamenaxhueshme borxhi siç është rasti i Malit të Zi.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share