”Rezistenca Studentore” ofertë funksionarëve – t’i ndërrojmë ushqimet tuaja me tonat!

SITUATË JO E MIRË EDHE NËPËR KONVIKTET STUDENTORE

Publikimi në Facebook i zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovskit, të cmimeve të ushqimit në menynë e restoranit qeveritar ka shkaktuar reagime të ndryshme, sidomos në kohën kur qytetarët po përballen me cmimet e larta të produkteve ushqimore dhe uljen e fuqisë së tyre blerëse.

“T`i ndërrojmë ushqimet tuaja me tonat”. Oferta vjen nga e ashtuquajtura “Rezistenca Studentore”, të cilët kanë drejtuar akuza në adresë të funksionarëve të qeverisë.

“Derisa studentët për çdo ditë duhet të bëjnë llogaritë dhe të druajnë nëse do t`u dalin 140 denarët për ushqim cilësor, funksionarët “gostiten” duke kursyer në kurriz të studentëve. Edhe pse kanë standard shumë më të lartë se ne studentët dhe rritën pagat e larta edhe për 78%, funksionarët vendosën që studentët të jenë të urritur derisa ata në mënyrë komode janë të ulur në karriget e lëkurës pa patur ndërgjegje për studentët” – thonë nga Rezistenca Studentore.

Nga “Rezistenca Studentore” thonë se situata nuk është më e mirë as edhe nëpër konviktet studentore. Sipas tyre, studentët që qëndrojnë atje, përballen me probleme të ndryshme kur është në pyetje ushqimi. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share