Nënshkruhet marrëveshja rajonale e kualifikimeve profesionale

Liderët më të rëndësishëm të vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor tashmë janë zhvendosur te Piramida e Tiranës, ku pritet të diskutohet për marrëveshjet kryesore që do të nënshkruhen.

Nënshkrimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale ka si qëllim njohjen e 7 profesioneve në vendet e BE-së, duke lehtësuar më tej lëvizjen e profesionistëve dhe shfrytëzimin e potencialit të madh të burimeve tona njerëzore.

Këtë marrëveshje e ka nënshkruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Malit të Zi Dritan Abazoviç, i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski dhe Presidentja serbe Ana Bërnabiç.

Pritet që pas pak të inagurohet Piramida e Tiranës dhe të zhvillohet konferenca e përbashkët për shtyp./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share