Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në stadiumin “Bllagoja Istatov” në Strumicë nesër do të luaj ndeshjen kontrolluese ndaj reprezentacionit të Armenisë. Seleksionuesi Bllagoja Milevski në pritje të kësaj ndeshje para mediumeve ka theksuar se në duelin ndaj armenëve do tu jepet rast të gjithë futbollistëve për të konfirmuar potencialin e tyre.
“Për ndeshjen kundër Armenisë, do t’u japim një shans lojtarëve në skuadër që duhet të konfirmojnë potencialin e tyre në përfaqësuese. Pas ndeshjes në Pragë, do të shohim se sa të lodhur fizikisht ndihen futbollistët. Nuk ka të lënduar dhe para ndeshjes do të vendosim se kush do të startojë. Ndeshja kontrolluese ndaj Armenisë, e cila është një përfaqësuese cilësore dhe ka luajtur eliminatore të shkëlqyera, është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne për të kontrolluar potencialin që kemi. Të gjithë do të kenë një shans, por ne do të vendosim për kohën e lojës së lojtarëve. Kjo përfaqësuese shkon gjithmonë për fitore, kështu do të jetë edhe nesër ndaj Armenisë”, ka thënë Milevski.
Futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, në pritje të kësaj ndeshje miqësore me Armeninë si gjithmonë u shprehë me tone optimiste edhe pse tha se Armenia është një kundërshtar që duhet respektuar.
“Po luajmë një ndeshje miqësore ndaj një kundërshtari të mirë dhe cilësor siç është kombëtarja e Armenisë. Kur luan për Maqedoninë, pritshmëritë janë të mëdha dhe gjithmonë synon fitoren.
Do të dalim plot energji në fushë dhe do të bëjmë maksimumin për të luajtur një lojë të mirë në të cilën shpresoj të dalim fitues.
Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer kundër Ukrainës, por fatkeqësisht e humbëm. Ndeshja kundër Armenisë është e rëndësishme për ne, ndaj do të fitojmë” tha Elif Elmaz.
Ndeshja miqësore Maqedoni e Veriut – Armeni, zhvillohet të marten me fillim në ora 15:00 në Strumicë./KlanMacedonia