Arrestohet një person në Tetovë për sulm fizik ndaj ish bashkëshortes

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (15-tetor) në ora 17:25 kanë privuar nga liria 34-vjeçarin B.S. nga një fshat i Tetovës, i cili paraprakisht kishte qenë i denoncuar nga ish-bashkëshortja e tij 26-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare.

Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës kundër B.S. do të përgatitet një parashtresë përkatëse.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share