Kryeministri Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht

Kryeministri Edi Rama ka hapur punimet e samitit të Procesit të Berlinit, që për herë të parë mbahet në Tiranë në godinën e rikonstruktuar të Piramidës.

Kreu i qeverisë shqiptare foli për sfidat e përbashkët me të cilat përballet sot Europa, e për këtë duhet të ketë një bashkëpunim më të afërt mes shteteve anëtare të BE-së dhe atyre jo anëtare.

“Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë jemi nga E-ja pa B-në. Të gjithë ne besojmë fort këto ditë nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkëndarë edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove që duket se do përkeqësohen para se të përmirësohen. Një luftë në pragun e Europës ku një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë territorin. Ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik të vetëmbrohet. Ndërkohë që jemi solidarizuar me Izraelin. Pikëpamje të ndryshme për botën krijojnë ndasi.

Një pyetje që mendoj është si po reagojmë. A po përgatisim një përgjigje ndaj sfidave politike me të cilat përballet komuniteti ynë? Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtarëve të BE dhe jo anëtarëve të BE. Të jetosh pa BE nuk është e lehtë, sfidat me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE nuk është e lehtë. A mund të përballojmë këto ndasi midis vendeve të BE dhe vendeve jo anëtare. Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin, shënjoi një moment historik për këtë rajon”.

Para liderëve të BE dhe Ballkanit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht.

“Gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta midis nesh dhe palës së BE. Ne edhe u bëmë pionerë të iniciativave tona. Për këto 9 vite kemi përftuar mjaft përvojë duke shkëmbyer pikëpamje dhe duke mësuar që të biem dakord që nuk biem dakord. Më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht për ta thënë në mënyrë të butë. Angela Merkel e theksoi këtë në Procesin e Berlinit në takimin e Polonisë dhe tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet. Është për t’u përgëzuar Ursula dhe komisioni. Tashmë po marrim hapa për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike. Tashmë jemi në pikën kur diskutojmë tregtinë. Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajonit. Fqinjët tanë të BE kanë marrë të paktën mbi 4500 Euro për frymë, ndërkohë që vendet tona marrin 138 Euro për frymë. Procesi i anëtarësimit i bazuar në merita duhet të vazhdojë për të mirën tonë”.

Kryeministri Edi Rama foli për një status të ri të vendeve që kanë hapur negociatat, deri në anëtarësimin e plotë.

“Mos nxitojmë dke vendosur afate anëtarëve t ë cilat as mund të mos dakordësohen por edhe të kundërshtojnë parimet e meritës. A do ishte më e drejtë duke futur statusin e vëzhguesit të vendeve që janë në tranzit nga çelja e negociatave deri te anëtarësimi i plotë. Ky status i ndërmjetëm do jepte disa privilegje pa të drejtë vote. Do të mund të kuptonim më mirë sfidat”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share