Kryeministri i Greqisë mbërrin në Shqipëri për samitin

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Shqipëri për samitin e Procesit të Berlinit që për herë të parë mbahet në Tiranë.

Mitsotakis është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Procesi i Berlinit mbledh sot në Tiranë liderët e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo është hera e parë që Procesi i Berlinit, i inciuar nga Gjermania, zhvillohet jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share