Të enjten grevë paralajmëruese e punonjësve në Shëndetësi!

MSH: PAGAT JANË RRITUR DY HERË, MUNDËSITË E BUXHETIT NUK LEJOJNË MË SHUMË

Më shumë se 20.000 punonjës në shëndetësi të enjten do mbajnë protest paralajmëruese me moton “Klithma për paga dinjitoze dhe jetë dinjitoze”.

Protestës që do të mbahet gjatë pushimit nga ora 10.30 deri 11.00 do t`u bashkangjiten edhe vozitësit e ndihmës së shpejtë. Që të mos ketë ngecje në punën me pacientët, njoftohet se punonjësit e shëndetësisë do të protestojnë në vendet e tyre të punës ose para institucioneve shëndetësore.

Në listë të pritjes së kërkesave të punonjësve shëndetësor siç njofton Klan M, janë rritja e pagave për 30%, rishikimi i marrëveshjes kolektive, rritja e shtesave e të ngjashgme.

Pagat e punëtorëve shëndetësorë janë rritur dy herë këtë vit. Në gjysmën e parë të vitit, një herë ato u rritën me 2.000, 2.500 dhe 3.000 për tre grupe të ndryshme punonjësish shëndetësorë. Tani më 9 tetor ka pasur një rritje të re prej 10%, plus është rënë dakord për pagesën e rekursit në fund të vitit – thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

”Ne besojmë absolutisht se rritja është e konsiderueshme dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Ministri d-r. Mexhiti që nga marrja e detyrës, qëndron fuqishëm  për të patur të ardhura më dinjitoze dhe dy rritjet e bëra më herët janë si rezultat i këtij angazhimi. Megjithatë, mundësitë dhe buxheti nuk lejojnë më shumë. Ministria tashmë ka mbajtur disa takime me sindikatat, ku është diskutuar për këtë temë dhe është shpjeguar në detaje qasja e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rritjet e pagave” – thonë nga MSH.

Punonjësit në shëndetësi thonë se të enjte protesta do të jetë paralajmëruese dhe nëse nuk realizohen kërkesat, do të dalin në rrugë.

Nga Sindikata thonë se mbi 20.000 punonjës në shëndetësi marrin paga nën mesataren, kurse paga fillestare është rrth 20.700 denarë, kurse e mjekëve 32.000 deri 35.000 denarë. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share