Projeksionet e FMN-së: Përplasje LSDM – VMRO-DPMNE!

LSDM: INFLACIONI 6.6%, VMRO-DPMNE 10%?!

LSDM-ja vazhdon të pretendojë se politikat ekonomike të Qeverisë po japin rezultate dhe se ekonomia e vendit i reziston krizës globale. Socialdemokratët siç njofton Klan M, thonë se “ngrirja” e çmimeve të produkteve themelore të ushqimit, kanë mbrojtur standardin e qytetarëve dhe se kanë ulur inflacionin në 6.6%.

“FMN-ja ka përmirësuar projeksionet për ekonominë maqedonase dhe parashikon shkallë të rritjes prej 2.5% për këtë vit dhe 3.2% për vitin 2024. Projeksionet e FMN-së janë se rritja e BPV-së do të jetë më I madh se I Serbisë, Bullgarisë dhe Sllovenisë si dhe për 1.8% më I lartë se mesatarja e BE-së. Maqedonia ka mbajtur rejtingun kreditor “BB+” që e ka konfirmuar edhe Agejncia për rejting kreditor “Fiç” – tha Darko Kaevski, LSDM.

Shifrat e FMN-së tregojnë se LSDM-ja po e çon vendin drejt shkatërimit ekonomik me inflacion dyshifror dhe rritje të dobët – reagojnë nga VMR-DPMNE-ja.

“FMN-ja parashikon 10% inflacion për Maqedoninë në vitin 2023, kurse LSDM-ja me syze rozë shohin 5%. Është mirë të ndajnë syze të këtilla për 1.8 milion qytetarë që kanë mbetur në vend ndoshta dikush do t`u besojë. Vështirë se qytetarët shohin renesansën ekonomike të LSDM-së, kur në fakt, sipas rritjes ekonomike, jemi pas Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Të tre vendet kanë rritje ekonomike 50% më të madh se Maqedonia” – thonë nga VMRO-DPMNE.

FMN-ja në raportin e fundit thotë se inflacioni i lartë dhe shkallët e larta të interesit përbëjnë rrezik për rritjen globale ekonomike, që do të jetë dukshëm më i vogël nga parashikimet paraprake, kurse inflacioni deri më 2025 nuk do të kthehet në nivelin e dëshirueshëm. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share