Muzeu i Luvrit mbyllet pas alarmit për bombë

Franca në alarm maksimal nga rreziku i sulmeve terroriste

Një alarm për bombë detyroi autoritetet franceze të evakuojnë muzeun e famshëm të Luvrit në Paris.

Qindra turistë nga e gjithë bota u urdhëruan të braktisnin muzeun dhe të dilnin jashtë, pas dyshimeve se muzeu më i frekuentuar në botë mund të ishte në shënjestër të një sulmi terrorist. Muzeu i Luvrit njoftoi publikisht mbylljen për arsye sigurie deri në një lajmërim të dytë.

Qeveria franceze shpalli gjendjen maksimale të alarmit nga frika e një vale sulmesh terroriste, që pas ngjarjes së të Premtes në qytetin verior Arras, ku një i ri radikal islamik, vrau mësuesin dhe plagosi dy të tjerë në një shkollë të mesme.

Një tjetër shkak i rritjes maksimale të nivelit të alarmit është shtimi i valës së anti-semitizmit, si pasojë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Pjesë e këtyre masave ishte edhe ndalimi i tubimeve pro-palestineze.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share