Goditet kolona me civilë që po largohej nga Gaza

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën, mijëra palestinezë po largohen për shkak të sulmeve

Një kolonë me civilë që po largohej nga Gaza veriore është sulmuar përgjatë një prej rrugëve të evakuimit.

Si pasojë të paktën 12 persona kanë humbur jetën mes tyre gra dhe fëmijë.

BBC shkruan se disa mund të kenë shpëtuar duke u hedhur nga automjeti me të cilën udhëtonin 30 persona.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Salah-al-Din, e cila është një rrugë kryesore që lidh veriun me jugun e Gazës.

Mijëra palestinezë po largohen nga veriu i Rripit të Gazës të shtunën, për shkak të një sulmi të pritshëm tokësor izraelit.

Izraeli i kishte dhënë afat të gjithë popullsisë së gjysmës veriore të Rripit të Gazës, që përfshin vendbanimin më të madh të enklavës, qytetin e Gazës, deri të shtunën në mëngjes për t’u zhvendosur në jug, duke thënë se do të garantonte sigurinë e palestinezëve që largoheshin nga zona në dy rrugë kryesore deri në orën 16:00 me kohën lokale.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share