Pulëbardhat në aeroportin e Venecias bëhen shkak për anulimin e disa udhëtimeve

Për më shumë se 1 orë gjatë ditës së sotme, aeroporti i Venecias u mbyll dhe fluturimet u shtynë për shkak të një pranie të një tufe pulëbardhash.

Aeroporti Marco Polo në qytetin verilindor italian u mbyll në orën 09:45. Fluturimet u devijuan në Treviso, Verona, Trieste dhe Milano përpara se të rifillonin sërish në orën 11:20.

Goditjet e shpendëve gjatë ngritjes dhe uljes në aeroporte janë më të zakonshme dhe mund të shkaktojnë dëme në avion. Aeroporti Marco Polo u kërkoi falje pasagjerëve, të cilëve iu shty udhëtimi.

Sipas faqes së internetit të aeroportit, disa fluturime që do të niseshin midis orës 09:40 dhe 12:15 të së premtes u anuluan, ndërsa disa të tjera u vonuan.

Katër fluturime mbërritjeje u anuluan gjithashtu në mëngjes, me shumë vonesa dhe të tjera u devijuan në aeroporte alternative./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share