Dhunë gjatë manifestimeve pro-palestineze

Përleshje pasi qeveria franceze ndaloi tubimet

Vendimi për të ndaluar manifestimet në mbështetje të Palestinës në Francë ka dhënë efektin e kundërt. Në Paris, nga nata e të Enjtes deri paraditen e kësaj të Premteje, mijëra njerëz u mblodhën në tubime që u shoqëruan edhe me akte dhune.

Ministri i brendshëm Zherald Darmanë vendosi ndalimin e protestave pas rritjes së valës së dhunës kundër objekteve hebreje në Francë që prej të Shtunës pas sulmit të Hamasit në Izrael. 20 persona janë arrestuar këtë javë si autorë të akteve të dhunës, teksa Franca është vendi me komunitetet më të mëdha në Europë të hebrenjve dhe myslimanëve.

Akte dhune dhe arrestime gjatë manifestimeve pati edhe në Berlin. Manifestime pro-palestineze u zhvilluan në shumë vende me shumicë myslimane, ku kjo e Premte u shndërrua në ditën e shfaqjes së mbështetjes nga tyre.

Ndërsa në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara pati manifestime masive në shprehje të solidaritetit me Izraelin përballë sulmit të terroristëve të Hamasit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share