Fatime dhe Remzi Mulla janë shqiptarë të cilët jetojnë në Australi. Familja e Remzi Mullës është vendosur në Australi kur ai ishte vetëm 18-muajsh, në vitin 1939. Bashkëshortja, Fatimja është lindur në Australi ndërsa origjina e prindërve është nga Korça.
Çifti në moshë të thyer ka ardhur për të vizituar atdheun. Në intervistën e tyre për “Rudina” në Tv Klan, ata rrëfejnë njohjen e tyre. Remzi Mulla thotë se dëshira e tij ishte të martohej me një shqiptare.
Remzi Mulla: Neve atje ku jam unë është larg me ku ishte Fatimja. Është larg, 3 orë. Si u poqëm neve… e para, vëllezërit e Fatimes erdhën atje ku jam unë se kishin ca kushërinj. Unë i takova një ditë në rrugët atje, i mora dhe dolëm edhe në fotografi.
Rudina Magjistari: Po ti doje patjetër të kishe nuse shqiptare?
Remzi Mulla: Po.
Rudina Magjistari: E kishe të fiksuar, o shqiptare o hiç fare. Në fakt, shprehja, nuk e di sa e njihni ju, por shprehja thotë kështu “o korçare, o hiç fare”.
Remzi Mulla: E di.
Rudina Magjistari: Edhe e more edhe korçare, jo vetëm shqiptare por edhe korçare.
Remzi Mulla: Edhe pastaj, pa ca kohësh babai kishte ca kushërinj atje ku është Fatimja por e zuri zemra babain, nuk qe mirë dhe më thotë mua shko ti. Shkova unë në dasmë dhe atje njoha Fatimen.
Rudina Magjistari: Dhe menjëherë shkëndijat e para.
Remzi Mulla: Ajo më kishte parë në një foto, një nga ato fotot atje.
Sot ata janë prindër të tre fëmijëve, një vajze dhe dy djemve./tvklan.al