I reklamonin në rrjete sociale me çmime deri 400 euro
Personat që shihni në foto janë Sokol Arapi dhe Albano Osmani, përkatësisht 35 dhe 31 vjeç të arrestuar nga policia e Tiranës pasi falsifikuan 60 bileta për ndeshjen Shqipëri-Çeki dhe i shitën për çmime deri 400 euro. Tregtimi i biletave false, nga këto dy persona bëhej përmes rrjeteve sociale, përmes videove reklamuese që shihni në këto pamje.
Llogaritë e krijuara në Tik Tok, janë denoncuar nga qytetarët, të cilët kanë blerë këto bileta, për të hyrë në stadium dhe në momentin që i kanë paraqitur ato u janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.
Kallëzimet e administruara kanë vënë në lëvizje sektorin e krimit ekonomik në Tiranë, të cilët kanë identifikuar Sokol Arapin dhe Albano Osmanin si autorë të dyshuar të kësaj skeme mashtruese.
Burime për Tv Klan bënë me dije se krahas këtij rasti, policia e Tiranës po kryen hetime edhe për disa denoncime të tjera të mbërritura nga qytetarët të cilët kanë rënë pre e kësaj skemave të tilla mashtrimi.
Tv Klan