Manchester City dëshiron që të nënshkruajë me mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos, kur t’i përfundon kontrata aktuale në qershor.
Kështu të paktën po raporton mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, me Qytetarët që janë të gatshëm t’i ofrojnë pagë mbi 13 milionë funte në vit.
Gjermani ka qëndruar në “Santiago Bernabeu” pothuajse që 10 vite, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, duke u bërë ndër lojtarët më të kurorëzuar në histori të këtij klubi.
Megjithatë, Kroos nuk është i prirur për të nënshkruar një kontratë të re me Real Madridin, madje ai kishte deklaruar se dëshiron që të pensionohet nga futbolli aktiv posa t’i përfundon ujdia.
Përndryshe, ai tashmë është pensionuar nga kombëtarja e Gjermanisë. /Klankosova.tv.