Stoltenberg: NATO ka përgjegjësi për Kosovën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka folur rreth situatës së sigurisë në veri të Kosovës, pas agresionit të 24 shtatorit, ku si pasojë e një sulmi të armatosur nga një grup terrorist serb, në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.

Stoltenberg tha në një konferencë për media se organizata më e madhe ushtarake në botë ka përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor, sidomos Kosovën.

Ai theksoi se është një situatë e tensionuar dhe e vështirë.

“Kemi një mandat të qartë nga OKB dhe do të ndjekim atë dhe s’ka indikacione që ai mandat do të ndryshojë. NATO ka një histori, ne kemi një përgjegjësi në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë veçanërisht, si dhe e marrim këtë seriozisht”, tha ai pas takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s përcjell Klankosova.tv

Shefi politik i NATO-s shtoi se është rritur prezenca e trupave të KFOR-it me një numër ushtarësh nga Mbretëria e Bashkuar, Rumania dhe Bullgaria.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të përmbahen nga veprimet që mund të përshkallëzojnë më shumë situatën dhe rrisin tensionet”, shtoi ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share