Gjykata e Apelit në Shkup e pranoi ankesën e Gordana Jankulloska, me ç’rast vendimin e Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale Shkup e riorientoj dhe e liroi të dënuaren më 1 nëntor 2023 nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht që deri në skadimin e lirimit me kusht më 28 shtator 2024, të mos kryejë vepër të re penale.
“Duke vepruar në bazë të lëndës KR-133/23, Këshilli Penal i Gjykatës së Apeliit në Shkup ka marrë aktvendim me të cilin e refuzon si të pabazë ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shkup, ndërsa pranoi ankesën e të dënuarës Gordana Jankulloska nga Shkupi, me të cilën vendimi i Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Penale Shkup e ndryshoi dhe e liron të dënuarën më 01.11.2023 nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht që të mos kryejë vepër të re deri në datën përfundimi të lirimit, 28.09.2024”, thuhet mes tjerash në njoftim.