“INFLACIONI VAZHDON TË ULET, DERI NË FUND TË VITIT NËN 5%”
Por, nga ana tjetër, LSDM-ja thotë se FMN-ja ka konfirmuar suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë. Sipas socialdemokratëve edhe inflacioni do të vazhdojë të ulet.
“FMN-ja përmirësoi projeksionet për ekonominë e vendit dhe parasheh rritje ekonomike për 2.5% për vitin 2023. Projeksionet për vitin e ardhshëm janë se ekonomia do të rritet për 3.2% dhe janë në linjë të njëjtë me qeverinë” – tha Bogdanka Kuzeska.
Gjithashtu inflacioni në vend vazhdon të ulet. Në shtator inflacioni u ul në 6.6%, falë masave të qeverisë. Kjo është shkalla më e ulët e inflacionit në 20 muajt e fundit dhe do të vazhdojë të ulet. 11 muaj me radhë inflacioni ulet dhe ky trend do të vazhdojë deri në fund të vitit kur pritet të ulet nën 5%”. /KlanMacedonia/