BEKTESHI: RABATI NUK GUXON TË JETË MBI 10%
Komuniteti i binzesit ka afat deri më 25 tetor për të dhënë vërejtje për zgjidhjen e re ligjore për parktika jo të ndershme tregtare në zinxhirin e furnizimit me produkte bujqësore dhe të ushqimit.
Në këtë propozim-ligj ka 26 praktika jo të ndershme tregtare, kurse për adaptimin e kompanive ndaj zgjidhjeve të ofruara është dhënë afat prej 6 muajve.
Ligji i ri parasheh uljen e rabatit deri në 10% në nivel vjetor. Kjo, sipas Ministrit të Ekonomisë, do t`i ul cmimet e produkteve bujqësore dhe të ushqimit, por do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së tyre.
“Kemi afat deri më 25 tetor nëse kemi vërejtje, ti dorëzojmë. Këtë periudhë do ta shfrytëzojmë që të sqarojmë paqartësitë. Cështja kryesore që I tangon kompanitë, të cilën e zgjodhëm sot, ishte se do të kemi një periudhë kalimtare prej 6 muajve. Komunikimi do të vazhdojë”, tha Vasko Ristovski.
Për mosrespektimin e dispozitave ligjore për momentin parashihen gjoba deri 20.000 euro. Por, Ministri Bekteshi thotë se lidhur me këtë pjesë të propozim-tekstit do të bisedohet edhe me blerësit dhe furnizuesit dhe nëse ka propozime tjera do të merren parasysh.
Ligji, sipas Bekteshit, tashmë është në ENER dhe do të miratohet me Flamur evropian.
“Shumica e direktivave të BE-së janë transponuar me zgjidhjen e re ligjore. Ligji do të jetë më Flamur evropian dhe për këtë shkak duam që përmes dialogut, ta kemi zgjidhjen më të mirë, që të mos shkaktojmë dëme. Kjo zgjidhje ligjore do t`i rregullojë kushtet dhe mënyrën se si do të zhvillohet tregtia në pjesën e prodhimeve bujqësore dhe të ushqimit dhe nuk do të ketë mundësi që të shfrytëzohet fuqia e një kompanie ndaj tjetrës”, tha Kreshnik Bekteshi.
Sipas Bekteshit, rabati tani tejkalon 30 deri 40% të cmimit prodhues, kurse me këtë ligj maksimalisht do të jetë 10% dhe me këtë marketet do të konkurojnë midis tyre, me cka do të ketë ndikimin në uljen e çmimeve./KlanMacedonia