Pas mesnate, ndryshime në çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,97% në raport me vendimin e datës 9.10.2023.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 2,257 %, te nafta për 3,292 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje 3,677 % dhe te mazuti ulja është 1,371 % .

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në përllogaritjen e mëparshme, është më i ulët për 0,155%.

Nga data 13.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)

Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)

Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 45,087 (denarë/kilogram)

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,00 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 13.10.2023.

Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share