VMRO: Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se ai në Eurozonë

Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se ai në Eurozonë, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se sipas shifrave të ESHS-së dhe Eurostat-it tregojnë se kryeministri “Kovaçevski gënjen kur thotë se inflacioni është i importuar”.

“Në BE është 4.3%, në Maqedoni në të njëjtën periudhë 6.6%, pra inflacion 50% më i lartë. Atë që populli mund ta blejë me 500 denarë para se të vinte LSD në pushtet, tani nuk mundet as me 1.000 denarë. Çmimet janë vazhdimisht në rritje, ndërsa pagat jo vetëm që nuk janë të njëjta, por edhe janë në rënie”, akuzojnë nga VMRO.

Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni në shtator 2023 ra në 6.6 për qind. Kjo është norma më e ulët e inflacionit në 20 muaj, pasi norma, e nxitur nga lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe ndërprerjet me furnizimin, arriti kulmin në 19.8 për qind në tetorin e vitit të kaluar.

Në gusht 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total, janë më të ulëta në nivel mujor me 0,6 për qind, ndërsa në nivel vjetor me 1,2 për qind.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share