Rritet në 1.055 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
Këto janë pamjet e mëngjesit të këtij 11 tetorit në qytetin Gaza. Qytetin I cili është rikthyer në një gardhmë pas sulmeve të fuqishme ushtarake që ka ndërmarë Izraeli kundër Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.
Pos shkatrrimit infrasturkur, bombardimet ajrore intensive të ditëve të fundit kanë rritur edhe numrin e viktimave. Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se është rritur në 1.055 numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në sulmet e ndërmarra nga Izraeli. Në deklaratën e ministirës palestineze theksohet se 5.184 persona të tjerë janë plagosur nga sulmet.
Pos bombardimeve, si kundërpërgjigje Izraeli ka bërë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një bllokadë të rreptë që nga viti 2007. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestines tha se Gaza po shkon drejt një katastrofë humanitare nëse korridoret e sigurta nuk hapen për ndihmë.
Administrata palestineze akuzoi Izraelin për kryerje të gjenocidit kundër palestinezëve që jetojnë në Gazën e bllokuar. Në sulmet e Izraelit përdoren edhe bombat me fosfor dhe bombat thërrmuese, theksohet në deklaratën ku shtohet: “Izraeli po kryen gjenocid kundër popullit tonë në Gaza duke përdorur armë të ndaluara ndërkombëtarisht”. Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Stuhia e Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumëanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për sulmin ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhuna në rritje e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve. Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Gazës./KlanMacedonia