Sejdini: Futboll cilësor nuk mund të luhet pa infrastrukturë
Gjatë takimit në Cyrih të Zvirës, ku mori pjesë edhe Drejtori i Federatave Anëtare të FIFA-s të, u diskutuan shumë çështje të rëndësishme të futbollit, mundësitë që ofron programi FIFA Forward për të mbështetur federatat, si dhe investimet në infrastrukturë dhe futbollin e femrave. Të dy presidentët diskutuan për projektet e FIFA Forward në Maqedoni dhe Sejdini falënderoi FIFA-n dhe Infantinon për mbështetjen e tyre.
“Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, gjen kohë që të gjithë neve të na dëgjojë për problemet tona teksa i tregojmë gjërat që po ndodhin në vendet tona. Unë jam shumë mirënjohës dhe dua t’i shpreh një falënderim të madh Infantinos për kohën e tij”, thotë Muhamed Sejdini, kryetar i FFM-së.
Sejjdini më tej ka theksuar se se pa infrastrukutrë të mirëfilltë nuk mund të ketë futboll cilësorë.
“Dihet që futboll cilësor nuk mund të luhet pa infrastrukturë. Së bashku me organizatën botërore (FIFA), sot kalojmë 90% të kohës duke folur për infrastrukturën. Pa infrastrukturë nuk është e mundur të kemi futboll të mirë. Ndihma që marrim nga UEFA dhe FIFA është e madhe për ne në Maqedoni, si vend i vogël, por edhe për vendet e tjera të Ballkanit. Është e rëndësishme jo vetëm për ne dhe për vendet e tjera apo për vende të tjera më pak të zhvilluara, është e rëndësishme për zhvillimin e futbollit në përgjithësi”, thotë Sejdini.
Në delegacionin e FFM-së së bashku me presidentin Sejdini ishte edhe sekretarja e përgjithshme Natalia Bozhinovska Ilievska dhe nga anëtari i Këshillit Drejtues, Vladimir Gashevski./KlanMacedonia