Pesë zjarre janë aktive nga gjithsej 37 që janë regjistruar ditën e djeshme në vend, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në: Komunën e Makedonski Brodit, lart mbi fshatin Belicë, në lokalitetin “Argulica” nën Solunska glava në terren të paarritshëm (ku digjet pylli me pisha); Komuna e Shtipit, afër fshatit Selcë në pjesën malore të Sertës nga Koneçka Planina (pyll me kërcell të ulët); Komuna e Çashkës, lokaliteti “Gorna dhe Dolna Babina Dupka” (pyll me kërcell të ulët); Komuna e Dollnenit, fshati Dollneni (bimësia e ulët) dhe në Komunën e Kumanovës, afër fshatit Lubodrag (bimësia e ulët).
Për disa nga zjarret që kanë kërcënuar dje fshatrat, me avionë kanë vepruar edhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ministria e Punëve të Brendshme, ku diku përveç ekipeve të zjarrfikësve, në mbrojtjen e fshatrave është përfshirë edhe popullata vendase.