Numri i të vdekurve nga lufta e shpallur mes Izraelit dhe Hamasit ka shkuar në 1830.
Një zyrtar ushtarak izraelit ka thënë se numri i të vdekurve nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit është rritur mbi 1000, raporton SkyNews.
“Ne do të shkojmë në sulm dhe do të sulmojmë grupin terrorist Hamas dhe çdo grup tjetër që është në Gaza”, tha gjeneral brigade Dan Goldfus.
Ndërkaq, numri i palestinezëve të vrarë në aksionin hakmarrës izraelit ka arritur në të paktën 830, tha ministria e shëndetësisë e Gazës.
Të plagosur në Gaza deri më tani janë 4 mijë e 250 persona, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.