Ali Ahmeti – Arsovska për herë të parë afër njëri-tjetrit në Rashçe të Shkupit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti njoftoi se sot do të bëhet promovimi i punimeve ndërtuese për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në këtë komunë ku sipas Bexhetit do të zgjedh problemin jetik e fshatrave Rashçe, Kopanicë, Llaskarcë, Bojanë, Bukoviç, Çajlanë dhe Semenisht, njofton Klan M.

”Sot në ora 14:00, në lokacionin e Rezervoarit në Rashçe, do të bëhet promovimi i punimeve ndërtuese, të cilat vijojnë për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në komunën tonë. Të pranishëm në këtë event do të jenë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovksa dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Ftojmë banorët që të marrin pjesë në këtë event për tu informuar më detajisht në lidhje me projektin, i cili do të zgjedh një problem jetik për banorët e vendbanimeve: Rashçe, Kopanicë, Llaskarcë, Bojanë, Bukoviç, Çajlanë dhe Semenisht. Projekti kap vlerën prej 172.055.514 den me TVSH dhe finansohet nga Qyteti i Shkupit” – thuhet në postimin e Blerim Bexhetit.

Ndryshe në fotografi të siguruara nga Klan Maqedoni shihet lideri i BDI-së, Ali Ahmeti për herë të parë afër kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share