Përmbytjet në Himalaje: 74 të vdekur, mbi 100 të zhdukur

Një fatkeqësi e madhe natyrore ka ndodhur në Himalaje.

Raportohet se si pasojë se vërshimeve kanë vdekur 74 persona.

Shpërthimi i një liqeni akullnajor, po ashtu ka sjell edhe dëme të mëdha materiale.

Siç shkruan BBC janë zhdukur edhe mbi 100 persona.

Tragjedia erdhi pasi shira të rrëmbyeshëm ranë për disa ditë në shtetin verilindor të Sikkim, ku rrëke uji shkatërruan luginat e ngushta të lumenjve nga liqeni Lohnak, në pjesën veriore të shtetit, duke dëmtuar një digë dhe duke shkaktuar shkatërrim në fshatra dhe qytetin Rangpo.

Rajoni i Himalajeve është i prirur ndaj përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, dhe ato nuk janë të pazakonta në Sikkim.

Por, sipas shkencëtarëve e kanë të qartë se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv pasi kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu po përshpejtohet.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share