Partia Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis ka fituar 7 rajone nga 13 në tota
Partia konservatore në pushtet, Demokracia e Re ka ruajtur epërsinë duke fituar shtatë nga 13 rajone në zgjedhjet lokale të Zhvilluara të dielën në Greqi.
Edhe pse u përball më fatkeqësi të ndryshme dhe akuza për mosmenaxhim të krizave, kryeministrit Kiriakos Mitsotakis ruajti dominimin edhe në pushtetin vendor.
Nga rreth 86 për qind të votave të numëruara, kandidatët e Partisë Demokracia e Re kanë fituar në rajonet e Atikës, Greqisë Perëndimore, Epirit, Maqedonisë Qendrore, Egjeut Jugor dhe Greqisë Qendrore.
Ish-zëvendësministri i mbrojtjes Nikos Hardalis është zgjedhur guvernator rajonit të Atikës, më i populluari në vend.
Kryebashkiakët e Athinës dhe Selanikut, qyteti i dytë më i madh i vendit, do të përcaktohen në balotazhin e 15 tetorit pasi asnjë kandidat nuk siguroi pragun e 43 përqind të votave.
Këtë vit pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet shënoi rënie. Morën pjesë 51,5 për qind e votuesve.
Klan News