Kovaçevski për takimin e liderëve: Nuk mundet dy persona të caktojnë datën e zgjedhjeve

“INTEGRIMI NË BE MBETET PROCES KYÇ NË SHTET

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke folur për thirrjen e liderit të VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski për takim liderësh për të caktuar datën e zgjedhjeve, tha se proces kyç në vend momentalisht është integrimi i vendit në BE dhe se Kuvendi duhet të miratojë një vendim, duke aluduar në procesin e ndryshimeve kushtetuese, përcjellë KlanM. Ai tha se, partia e tij ka vullnet për të vazhduar bisedimet në këtë temë dhe se mbeten në tavolinë opsionet që kryeministri i ka ofruar Mickoskit në takimin e fundit.

“Kemi treguar qartë qëndrimet më 7 qershor, nëse opozita i mbështet ndryshimet kushtetuese, ditën e njëjtë mund të shkojmë në zgjedhje. Opsioni i dytë është nëse opozita mbështet procesin e hapjes së ndryshimeve kushtetuese, atëherë mund të bëhet qeveri e përbashkët e cila do të përfundojë skriningun, do të hapin kapitujt, do të mbyllim dy kapituj dhe më pas mund të shkojmë në zgjedhje presidenciale dhe parlamentare”, tha Dimitar Kovaçevski.

Sa i përket takimit për të caktuar datë për zgjidhje, Kovaçevski tha se, ajo nuk mund të dakordohet vetëm mes dy personave.

“Ne kemi definuar zgjedhje. Kryetari i Kuvendit shpall zgjedhje në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore. Dëgjova komente se mund të futemi në krizë kushtetuese – kriza kushtetuese vjen nëse nuk respektohet afatet ligjore dhe kushtetuese. Ne momentalisht kemi proces i cili është para nesh, fillimisht janë zgjedhjet presidenciale më pas zgjedhjet parlamentare dhe nëse u përmbahemi afateve të përcaktuara nga Kuvendi, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën, atëherë nuk ka asnjë rrezik që të ketë asnjë lloj krize”, tha Kovaçevski.

Dy liderët maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski realizuan takim për herë të fundit më 07 qershor të këtij viti, ku u diskutua për ndryshimet kushtetuese. Kovaçevski i ofroi Mickoskit pjesëmarrje në Qeveri, në këmbim të mbështetjes për ndryshimet kushtetuese, me çka LSDM do t`ia dorëzonte 5 nga 10 pozitat e saja ministrore. Por, Mickoski kërkon ndryshimet eventuale kushtetuese të vlejnë pas anëtarësimit të vendit në BE, si dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share