Kostot e integrimit të nëntë shteteve në BE

Integrimi në vitin 2030 kushton 250 miliardë Euro

Rreth 250 miliardë Euro është buxheti i projektuar nëse në BE përfshihen deri në vitin 2030 Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, si dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kostot do të jenë të frikshme, si dhe nevoja për të reformuar BE-në në mënyrë që vendimmarrja të mos ndalet me 36 anëtarë potencialë. Buxheti do të rritej me 21% në 1.47 trilion Euro nëse të nëntë vendet do të antarësohen plotësisht në BE.

Në Dhjetor, liderët e BE-së pritet të vendosin nëse Ukrainës duhet t’i jepet statusi i kandidatit, një vend i shkatërruar nga lufta me një popullsi prej 44 milionë banorësh dhe një sektor të madh bujqësor, por një popull që fjalë për fjalë po japin jetën e tyre për të mbajtur një demokraci demokratike.

Ukraina, është shteti më i madhi nga nëntë vendet që janë pranuar si kandidatë të mundshëm, do të kishte të drejtën për të përfituar 186 miliardë Euro nga buxheti i përbashkët gjatë shtatë viteve 95 miliardë Euro vetëm për bujqësinë. Kjo pa llogaritur koston e rindërtimit të Ukrainës, për të cilën u vendosën rreth 400 miliardë Euro këtë vit nga Banka Botërore.

Ukraina ka argumentuar se si një lider botëror në tregjet e drithërave, vajit të lulediellit dhe shpendëve, ndaj sipas Kievit anëtarësimi do të forconte sigurinë ushqimore të BE-së.

Një tjetër fond kyç, i njohur si fondi i kohezionit, i cili siguron para për infrastrukturën në vendet më pak të zhvilluara, do të ndikohej gjithashtu ndjeshëm nga zgjerimi. Sipas formulës aktuale financiare, Republika Çeke, Estonia, Lituania, Sllovenia, Qiproja, Malta dhe Lituania nuk do të jenë më të pranueshme për fondet.

Kjo do të përfshinte rritje të konsiderueshme të kontributeve për Gjermaninë, Francën dhe Holandën, me periudha tranzicioni të nevojshme për të rritur financimin.

Çështjet kyçe edhe ne Granada përfshinë buxhetin, numrin e vendeve në parlamentin evropian, të ardhmen e politikës së përbashkët bujqësore dhe nëse një bllok i zgjeruar mund të vazhdojë me votim unanim në zona të caktuara.

Ekzekutivi i BE-së po konsideron të zhbllokojë miliarda Euro për Hungarinë që ishte ngrirë për shkak të shqetësimeve të sundimit të ligjit në një përpjekje për të hequr veton e Budapestit për më shumë mbështetje për Kievin.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share