Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, është sulmuar verbalisht nga disa gra serbe, teksa po ecte me bashkëshorten e tij rrugëve të Beogradit.
Sipas një videoje të publikuar në internet, supozohet se ato po protestonin për rolin e tij gjatë 1999-tës, kur Serbia ishte bombarduar nga NATO-ja.
“Vrasësi po shëtit në Beograd”, dëgjohen duke thënë ato.
“I ftohtë si vdekja”, “vrasësi i fëmijëve”, vazhduan gratë.
Pavarësisht sulmit verbal, diplomati amerikan Hill nuk ka reaguar dhe ka vazhduar rrugën e tij.
Christopher Hill, ishte i caktuar si Emisar Special për zgjidhjen e krizës së Kosovës./klankosova