Shkencëtarët japin alarmin se globi po ecën me ritme të shpejta drejt kapërcimit të kufirit të rritjes së mesatares së temperaturës globale me jo më shumë se 1.5 gradë celcius krahasuar me periudhën para-industriale, siç u përcaktua në marrëveshjen e Parisit për klimën të vitit 2015.
Sipas një analize të kryer nga media publike britanike BBC, ky kufi temperaturash është kapërcyer në 1/3 e ditëve përgjatë vitit 2023. Mbajtja e mesatares globale nën këtë kufij është kusht jetik për të shmangur dëmet e pakthyeshme që mund t’i shkaktojnë mjedisit në të gjithë globin, efektet negative të ndryshimeve klimatike.
Sipas marrëveshjes së Parisit, liderët botërorë zotoheshin të frenonin rritjen e temperaturave globale në mënyrë absolute nën 2 gradë Celsius gjatë këtij shekulli dhe të bëhej çdo përpjekje që kjo mesatare të mos rritej në një plan afatgjatë më shumë se 1.5 gradë.
Megjithatë shkencëtarët japin alarmin se këto nivele po rriten me ritme të paprecedenta dhe se këto objektiva mund të dështojnë brenda 30 vitesh. 2023-shi shënoi temperatura rekord të nxehti dhe pritet që të përmbyllet si viti më i nxehtë në histori.
Tv Klan