Për “Jo Vetëm Modë”, Artemis Pollo ka treguar se çfarë ‘përfitoi’ nga eksperienca e saj në “Love Island Albania” dhe ku gaboi.
Sipas saj, duhet të ishte më e lirshme në biseda dhe të mos fokusohej vetëm te Gleni, me të cilin e thotë me bindje se nuk ka asgjë më tepër se shoqëri.
“Gjëja që më ka munguar më shumë në Love Island ishin këto trajtimet, masazhet, trajtime trupi, fytyre. Pjesëmarrja ime nisi si shaka, domethënë nisi sikur shikoni po bëhet Love Island Albania, të aplikoj mos të aplikoj. Familja më thoshte pse s’aplikon. Unë që thoja s’kam frikë të aplikoj, por a do më pranojnë. Dhe fundja fundit më pranuan, familja më ka mbështetur gjatë gjithë kohës që isha aty brenda. Jam futur për dashuri, por edhe për famë.
Por, më duket se kam dalë me shoqëri. Duhet të lirohesha pak më shumë, jo se nuk isha vetvetja, por për shkak të kamerave mendoja dy herë çfarë të thoja dhe si do e thoja. Ajo që bëra në fakt ishte se u fokusova vetëm tek një person që te java e parë, që ishte Glendi. Ua kam mbyllur derën të gjithëve, si ‘bombshellave’, si atyre që ishin brenda në vilë. Besoj që aty brenda nuk duhet t’ja mbyllësh derën askujt dhe thjesht të vazhdosh njohjet me të gjithë. Nëse jo me Glenin, do isha bërë çift me Salionin”, tha Artemis.
Në finale, Artemis sheh këto çifte: Xhoanën dhe Arlindin, Amadean dhe Haris, Aleksandros dhe Uedën. Dhe shton se nëse do ishte aty brenda, me Salionin do e kishte prekur finalen./tvklan.al