Real Madridi synon ta mbajë frontin në La Liga ndaj Osasunas

Skuadra e Real Madridit sot të përballet me Osasunan në kuadër të xhiros së nëntë në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Estadio Santiago Bernabeu”, me fillim nga ora 16:15.

Aktualisht Real Madridi gjendet në vendin e parë me 21 pikë, kurse Osasuna renditet në vendin e nëntë me dhjetë pikë.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Carlo Ancelotti deri më tani ka shtatë fitore dhe një humbje, kurse Osasuna ka katër humbje, tre fitore dhe një barazim në tetë gjiro të luajtura.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share