Osmani: Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljen e marrëveshjes drejt normalizimit

VUÇIQ PËR RADOIÇIQIN: BASHKËPUNËTOR I AFËRT, JO MIK

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se me sulmin në Banjskë më 24 shtator, Serbia ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Ajo tha se gjatë takimit në Granda të Spanjës me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit.

“Gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, që parashikon obligime që palët të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës” – tha Vjosa Osmani.

Si organizator të sulmit të armatosur në Banjskë, Kosova akuzon nënkryetarin e listës serbe, Millan Radoiçiq I cili ka pasur mbështetjen edhe të Beogradit zyrtar. Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi për Sky News se Millan Radoiçiqi nuk është mik i tij, por bashkëpunëtor i afërt, për shkak se ai ishte nënkryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share