Shtatë shtetas të RMV-së ndodhen në qytetin e sulmuar Izraelit, MPJ e Maqedonisë jep detaje

Në lidhje me situatën e vështirësuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme apelon qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët për momentin gjenden në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit. Informacione më të detajuara mund të gjenden në ueb-faqen në vijim: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx

Sipas informacioneve të Ambasadës sonë në Tel Aviv të Izraelit, shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale.

Për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrin 075/273-732, si dhe linjat telefonike të Ambasadës në Izrael +972-54-926-7378

Lexo gjithashtu
Total
0
Share