Për një ëndërr iku nga ‘Love Island Albania’?, si përgjigjet Ilda

Një javë pas largimit nga “Love Island Albania”, Ilda është bërë pjesë e ‘Aldo Morning Shoë’ këtë të Shtunë, bashkë me qenin e saj Mokin. Sigurisht, vendimi që mori Ilda ishte i papritur për të gjithë pasi ajo shihej si një nga konkurrentet më ‘protagoniste’ brenda vilës.

Ajo shpjegon se nuk ishte vetëm një ëndërr që pa arsyeja që e shtyu të hiqte dorë, por dhe disa shkaqe të tjera.

-Ilda është larguar nga ‘Love Island Albania’, t’u bë një javë?

Ilda: Po, një javë.

-M’u duk si çudi, se unë nuk para i besoj këto. Dole pas një ëndrre që kishe parë, ça ishte kjo mi gocë?

Ilda: E vërtetë.

-E para, beson te ëndrrat ti? Të dalin?

Ilda: Pak a shumë i besoj. Siç jemi ne shqiptarët që i besojmë këto ëndrrat, shumica e shqiptarëve po, unë jam një nga ato. Përtej shakave, është shumë e vërtetë ajo që unë pashë në ëndërr, u ndjeva pak keq dhe mora këtë vendim. Po çdo gjë ka shkuar ok jashtë, më erdhi pak keq që e ndërpreva aty…

-Ti je ti padiskutim, po pse për një ëndërr? Endrra kemi parë të gjithë, nga një ëndërr?! Gjynah!

Ilda: Kjo ishte një shtysë më tepër, kanë qenë disa situata të ndryshme…Izolimi, është pak e vështirë. Të mungon familja, punët jashtë, çdo gjë./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share