“NË BE QYTETARËT ME PËRFITIME DHE RRITJE TË FINANCIMIT PËR VENDET KANDIDATE”
Një Evropë e bashkuar dhe e prosperuar në paqe mund të arrihet vetëm me një Ballkan Perëndimor të bashkuar dhe të prosperuar në paqe, me këtë porositi ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani në kuadër të Procesit të Berlinit, në Tiranë.
“Në fokus të konceptit “Më shumë integrim para anëtarësimit”, me të cilin propozohet përfshirje më e madhe politike dhe institucionale në proceset dhe politikat e Bashkimit Evropian, si dhe rritje e financimit për vendet kandidate, e me këtë edhe më shumë përfitime konkrete për qytetarët edhe gjatë procesit të negociatave me BE-në” – tha Bujar Osmani.
Osmani së bashku me kolegët nga Ballkani Perëndimor po qëndron në Tiranë së bashku me Komisionerin Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver VarheIyi./KlanMacedonia