Sulmi në veri të Kosovës, ministri Hasani: Presim hetim serioz nga Serbia

Shqipëria pret një hetim serioz dhe gjithëpërfshirës nga Serbia për terroristët që serbë që sulmuan Policinë e Kosovës dy javë më parë në veri të vendit, duke vrarë një efektiv.

Kështu është shprehur ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili në konferencën për shtyp pas ministerialit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë, tha se ngjarja në veri duhet të hetohet tërësisht.

Ai theksoi gjithashtu se Kosova dhe Serbia duhet të ulen në tryezën e dialogut.

“Ka ndodhur një një ngjarje shumë e rëndë, një sulm terrorist kriminal në veri të Kosovës.

Qëndrimi ynë ndaj procesit të dialogut të normalizimit mbetet i pandryshuar dhe është në harmoni të plotë me qëndrimin e BE dhe SHBA. Megjithatë kemi deklaruar dhe kërkuar disa herë publikisht dhe zyrtarisht se formati i këtij dialogu duhet ngritur në nivelin e një konference normalizimi me planin franko-gjerman si udhërrëfyer në tryezën e bisedimeve. Presim që Serbia të nisë një hetim serioz për grupin kriminal terrorist, potencialisht të përfshirë në një koflikt të armatosur në veri të Kosovës dhe lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe individë apo subjekte të tjera në Serbi apo gjetkë. Por sidomos, në situatën e tanishme dialogu Kosovë-Serbi është rruga e vetme drejt paqes”.

Sipas ministrit Hasani, “palët duhet të punojnë me guxim për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të mbështetur nga BE dhe SHBA e cila do të mundësojë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB si dhe trajtimin e drejtë të pakicave bazuar gjithmonë në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share