MASAT E QEVERISË ENDE PA REZULTATE
Pastrimi i mbeturinave brenda dhe rrethë vendbanimeve në komunën Mavrovë-Rostushë, si masë që mund të parandaloj arinjët të afrohen rreth vendeve të banueshme duket se nuk po jep rezultate, përcjellë KlanM. QMK sërish ka publikuar pamje të reja teksa arrinjët shihen edhe në autostradë.
Shqetësimi i madh për banorët është se arinjtë nuk shfaqen vetëm gjatë orëve të mbrëmjes por edhe në orët e mëngjesit kur edhe fëmijët shkojnë në shkollë.
Sipas vlerësimeveqë i dha Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, në territorin e parkut nacional ka prej 160 deri në 180 ari, ndërsa sipas normave të caktuara nga persona profesionist, numri i tyre do të duhej të jetë 70. Ndërkaq, të dhënat jozyrtare Mk, thonë se në territorin e shtetit ka më shumë se 500 arinjë./KlanMacedonia