“Ekspertja e pranoi që…” – Raufi: Në rastin Monstra është falsifikuar ekspertiza

Avokati i të dënuarve për rastin “Monstra”, në Klan Debat ka folur rreth procesit gjyqësor të shumëpërfolur për këtë rast. Sipas Raufit, ka pasur falsifikim të ekspertizës kryesore të lëndës dhe kjo sipas tij, është konstatuar edhe nga grupi i ekspertëve, por është pranuar edhe nga vetë ekspertja që e ka bërë analizën e forenzikës së dheut dhe veturës.

“Vet ekspertët e konstatuan se eskpertja që e ka bërë forenzikën e dheut e ka falsifikuar. Këtu ajo ishte e detyruar që ta pranojë këtë fakt… E kemi procesverbalin, vet ajo e pranon që ka bërë falsifikim, që është prova kruciale. E gjithë lënda lidhet me këtë veturë dhe analizën e dheut… Grupi i ekspertëve konstaton se kjo nuk ka pasur aparaturë për të bërë ashtu ekspertize. Biles nuk ka as sot. Ekspertiza është analiza më e realtë që ekziston në botë – e dheut”, thotë mes tjerash Naser Raufi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share